Një mënyrë për të fshehur efektet e ndotjes së shkaktuar nga minierat e qymyrit.

Autoritetet ruse në rajonin siberian të Kemerovos, që gjendet në qendër të një fabrike qymyrguri shumë të rëndësishëm, gjetën një mënyrë të çuditshme për të fshehur efektet e dukshme të ndotjes: ata vendosën të pikturojnë borën e pisët në të bardhë.

Në një video të publikuar nga mediat lokale, shihet një grua ruse që prek dëborën në qendër të qytetit të Mysky.

Dhe ajo gjëja e bardhë në dorën e saj nuk është borë, por bojë e bardhë dhe ngjitëse, e përdorur në një përpjekje për të fshehur blozën dhe hirin që zakonisht fabrikat e qymyrgurit ngjyrosin borën e hirtë.