Ja çfarë ka mbetur nga Gjuhadoli

Gjuhadoli është një rrugicë e veçantë për shkodranët. E shtruar me kalldrëm dhe me ndërtesa njëkatëshe me ballkonet karakteristike, ajo tërhoqi shumë shpejt vëmendjen e turistëve të huaj madje edhe të Bashkimit Evropian.

Një investim prej 800 mijë euro u akordua 4 vite më parë nga komuniteti evropianë për këtë rrugë të qytetit, për t’i rikthyer lavdinë e dikurshme, por jetëgjatësia e kësaj lavdie qe e shkurtër.

Stola të thyer, shtylla ndriçimi jasht përdorimit, ndërtesa të vjetra me fasada të gërryera nga lagështira dhe të shëndrruara në vendgrumbullimi mbetjesh urbane.

Është ky peisazhi që i ofrohet tashmë çdo ditë vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës që duan të njihen me zonat historike e tradicionale të Shkodrës.

“Une vij nga Kina dhe kam 3 ditë në Shkodër. E pëlqej shumë këtë rrugë. Është antike dhe këto ndërtesat e vjetra janë interesante, por këto mbeturinat në rrugë dhe këto banesa në këtë gjendje e shëmtojnë një zonë të bukur si kjo” – thotë një turist nga Lindja e largët

teksa një tjetër nga Franca shprehet kështu – “Ka disa gjëra që kërkojnë më shumë vëmendje për shembull shtëpitë e vjetra që rrezikojnë të shemben apo dhe mbeturinat. Kjo është një zonë e bukur, pak a shumë si në Francë veçse duhet mirëmbajtur”

Në këte zonë muzeale pavarësisht se qarkullimi lejohet vetëm në disa orare, makinat lëvizin në çdo ore duke thyer rregullat. Qarkullimi i shpeshtë i automjeteve ka dëmtuar kalldrëmet e rrugës, pllakat e të cilës janë thyer, për të mos u zëvëndësuar.

Bashkia e qyteti e ka pasur të pamundur që të riparojë edhe të tilla dëmtime të vogla duke mos ndërhyrë në rikthimin e dinjitetit të kësaj zone muzeale të Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...