Vullkani më aktiv në Europë është rizgjuar, duke shkaktuar me qindra lëkundjeje tërmeti. Sipas ekspertëve, llava doli nga një çarje e re pranë kraterit juglindor të malit Etna në Siçili.

Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth ndërsa fluturimi i avionëve në aeroportin e Kanatias u ndalua përkohësisht. Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të hëne banorët ndjenë një tjetër shpërthim të fuqishëm pranë Etnës.

Në një video të filmuar në 2 500 metra lartësi mbi vullkan shihet përhapja me shpejtësi e hirit të tij. Personave që jetonin pranë malit iu kërkua që të largoheshin me shpejtësi. Sipas institutit të vullkaneve në Itali, INGV, gjatë një periudhe kohore prej 3 orësh gjatë paradites të së hënës u regjistruan mbi 130 tërmete.

Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4, në anën verilindore të Etnës, pranë Piano Pernicana. Ndërsa lëkundje me magnitudë të ngjashme u ndjenë edhe në anën veriore të malit. Këto tërmete u pasuan me shpërthime të fuqishme të vullkanit, në kraterin juglindor.

Ndonëse Etna ka shpërthime të shpeshta, INGV tha në Gusht se vullkani ishte rritur me shpejtësi vitet e fundit. Në Mars, një grup ekspertësh nga Britania thanë se e gjithë struktura e vullkanit më të madh në Europë po rrëshqiste në det, me një normë prej 14 mm në vit.

Da quota 2500 , video inviato delle guide sentite nel finale le voci che fanno scendere tutti 😵😵

Pubblicato da Antonino Longo su Lunedì 24 dicembre 2018

Da quota 2500 , video inviato delle guide sentite nel finale le voci che fanno scendere tutti 😵😵

Pubblicato da Antonino Longo su Lunedì 24 dicembre 2018