80% e policëve kanë aplikuar llotari për tu larguar

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, që mban datën 18 dhjetor, sindikata e policisë paraqet disa kërkesa me karakter ekonomik.
Punonjësit e policisë së Shtetit i janë drejtuar Kryeministrit Edi Rama me një shkresë ku kërkojnë plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret jane paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë.

 

Dokumenti mban datë 18 dhjetor dhe një kopje e tij u sigurua nga ABC News. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te cileve kushtet e vëshitra në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

 

Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje.

 

Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minumumin jetik – thuhet në shkresë.

 

Punonjësit kërkojnë pagesen e Dietave të prapambetura nga 2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.

 

Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.

 

Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.

 

Në fund të shkresës, thuhet se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje. /abcnews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...