“SË BASHKU PËR NJË JETË MË TË MIRË”

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të festive të fundvitit, ka organizuar koncertin “Së bashku për një jetë më të mirë”, në Qendrën Komunitare Multifunksionale “Për Familjen”.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit ‘’Arti kundër dhunës’’ nga Fondacioni Arte dhe ka për qellim rritjen e ndërgjegjësimit për të parandaluar fenomenin e dhunës kundër të miturve dhe grave në grupet vulnerable përmes përfshirjes në aktiviteteve artistike.

Në sloganin “Sëbashku për një jetë më të mirë”, për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe zbutjen e këtij fenomeni,

përformuan fëmijët e Qendrave Komunitare “Për Familjen” të Bashkisë Shkodër si dhe kori dhe solistët e shoqatës ‘’Rozafa Ekspression’’ me Drejtor Artistik dhe Mjeshter Kori prof. Zef Çoba.

Projekti zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, është bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet që po zbatohen në territorin e Bashkisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...