Rama inspekton konviktet, studentët ia mbushin bredhin me “urime”

Ndonëse i mbyllën protestat për këtë vit dhe morën pushimet, studentët me sa duket do të vazhdojnë aksionin. Sot ata kanë pasur ‘një dhuratë’ për kryeministrin Edi Rama.

Në fakt bëhet fjalë për disa kartolina festash, por jo me urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri por me 9 kërkesat që studentët i kërkojnë qeverisë të përmbushë prej më shumë se 2 javësh. Një grup studentësh kanë mbushur bredhin e Kryeministrisë me kartolina me 9 kërkesat e studënteve.

Kurse Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe disa prej rezidencave ku janë akomoduar studentët. Ai ka parë nga afër dhomat dhe kushtet e reja që ofrojnë konviktet.

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit Rezidencat A/B/C dhe D, ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars

Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parëPor nga ana tjetër,

kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt”,

shkruan Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...