Star Plus TV, një nga 4 televizionet e Shkodrës ka mbushur 5 vjet nga fillimi i transmetimeve. Është televizioni më i ri në Shkodër, por nuk hyri në tregun mediatik si “i ri”.

Që në nisje, kjo media preferoi të bëjë pjesë të stafit por edhe të drejtimit punonjës me eksperiencë në median e shkruar dhe atë audiovizive.

Bashkë me teknologjinë HD- si televizioni i parë në Shkodër që e implementoi, Star Plus TV zgjodhi rrugën e sigurisë duke i besuar eksperiencës së krijuar deri në atë kohë në mediat lokale të Shkodrës.

Gjatë rrugëtimit të tij, kjo media natyrisht krijoi edhe “fytyra” të reja, por duke i gërshetuar me kujdes me ato me përvojë. Star Plus TV ishte i pari që tentoi në një pjesë të konsiderueshme të programacionit, të kthehet në një ekran informativ, duke u ndjekur në vijim edhe nga të tjerë.

Sot Star Plus TV është pjesë e platformës Digitalb po edhe e platformava të tjera brenda e jashtë Shqipërisë.

Në 5 vite, ecja e kësaj media ka qenë mjaft e shpejtë dhe e qëndrueshme, meritë së pari e investitorit

Valter Fushaj por edhe e stafit që ka dhënë kontribut gjatë kësaj periudhe.

shkodra web