Kryemadhi: Mira Rakacolli fsheh kartelën e Ramës, i droguar dhe me astmë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar një lume akuzash drejt kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë jo vetëm të droguar, por edhe peng të mallit që i shesin.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi deklaroi se nuk ka shpresë për miratimin e vetingut në politikë, pasi Rama do të ishte gijotina e pare.

“Nuk kam ndonjë shpresë që vetingu në politikë do të pranohet se si mund të pranojë Rama të vetohet sepse i bie që pa u miratua akoma të largohet nga politika. Deputete e ministra shkojnë në bankën e të akuzuarve, si mund të pranojë

Gjiknuri vetingun kur duhet të japë llogari për firmën e falsifikuar, si mund të pranojë Ahmetaj, në falsifikimin për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliarda euro të depozituara në prag krishtlindjesh u bënë dhurata të jashtëzakonshme, kam mbi 300 milionë euro që do ua falë 5 oligarkëve”, tha ajo.

Kartela Mjekesore

Më tek Kryemadhi tha se “Rama është gijotina e parë e SPAK dhe BKH. Ti marrin analizën e gjakut se një kryeministër që drogohet, dje na kishte ardh me antiplumb, ai është peng i mallit që i shesin,

varet ca malli i shesin. Të shikojmë kartelën shëndetësore, që i është fshehur nga zv/ministrja Mira Rakacolli. Nuk po them për burrin e saj, Perlatin që e kuron nga astma. I them mos të pi drogë, se i bën keq për astmën.

Ai ka një problem tjetër, përballjen me vetveten, se në 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, trendy që merr vesh nga çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia sesi të dhunojë njerëzit e tij dhe t’i fusë në vorbullën e vet.. Do të jetë KLP që do ta çojë para drejtësisë.

Se Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyetjeve të Europës, që i shkelin syrin njëherë njërit njëherë tjetrit, por harron që para interesave kombëtare nuk ka shkelje syri.

Institucionet e reja të drejtësisë

“Edhe pse ju mendoni se KLP deh KLGJ i kontrollon Ulsi Manja, kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin… Mirë, mirë…

po, po , normal faleminderit, por të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët thonë që paraqitemi tek Ulsiu me bakshishin për të kaluar vetingun, kshuqë edhe me këto duhet të përballesh ti, mos u çudit… Ulsiu merret vetëm fjalën se lekët i merr Edi Rama me

Don Agacin, Ulsiu merr fjalët, por paratë i merr tjetër njeri. Ulsi ti e di që gjithmonë të kanë përdorur kshuqë mos të të vij keq vlla, se mua vjen dhe keq se të kam nga anët e mija, por… ”- tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...