Ponte Nizza, në zemër të Italisë, ku nuk bie më zilja e telefonit

Të jetosh pa smartphone ose minimalisht pa telefon në vitin kohën e teknologjisë është një sfidë e vërtete, në dukje e pamundur por jo kështu për një vend të vogël në Itali.

Bëhet fjalë për Ponte Nizza në provincën Pavia. Prej një viti ky vend jeton në heshtje totale. Banoret e paket të mbetur në këtë zonë jetojnë pa lidhje telefonike me pjesën tjetër të botës.

Linjat fikse të telefonisë janë jo active që nga dhjetori I 2017, kohë kur moti I keq provokoi dëme të mëdha në rrjetin e kabujve elektrikë dhe telefonikë në të gjithë zonën pasi qindra pemë u rrëzuan.

Pjesa më e madhe e banoreve janë të moshuar pasi të rinjtë janë larguar me punë ose studime në zona të tjera të Italisë.

“ Për të folur me fëmijët tanë, duhet të presim që ata të vijnë të na takojnë nga afër”, u shprehen dy 80 vjeçare që jetojnë në Ponte Nizza një zonë që mesa duket problemet me telefoninë I kanë shkaktuar humbje zonës edhe në aspektin ekonomik pasi ky është një vend që tërheq edhe turiste.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...