PENSIONISTËT MARRIN SHPËRBLIMIN E FUNDVITIT

Nga dita e hënë ka filluar shpërndarja e shpërblimit të festave të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët.

Ndryshe nga një vit më parë, çdo pensionist është shpërblyer me 2 mijë lek të reja më shumë sipas vendimit të marrë nga qeveria. Qytetarët shkodranë duket se e kanë pritur mirë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, pas kamerave ka pensionistë të moshuar të cilët thonë se ndihen të pakënaqur nga shpërblimi prej 5 mijë lekësh këtë vit, pasi kjo shumë nuk mbulon shpenzimet e këtyre të moshuarve as për të blerë ilaçet.

Ndërkohë, fondi i parashikuar për shpërblimin e festave të vitit 2018 është llogaritur 3.2 miliard lekë. Në krahasim me vitin e kaluar, fondi është rritur me 278 milionë lekë më shumë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...