Emisioni i mëngjesit “Kafja e parë” në Antena Tv këtë të martë ka nisur me finalizimin e iniciativës së studentëve të Fakulteti i Shkencave Shoqërore në degën e gazetarisë të cilët kanë menduar që për festat e fundvitit të ndihmojnë një familje në nevojë.

E natyrisht që Antena Tv udhëtoi sëbashku me këta studentë deri në fashtin Gur i Zi për tek familja e Gjodë Lahi i cili në kushte vërtetë të vështira jetonte në një shtëpi ku tavani i saj ishte në një gjendje shumë të keqe nga ku pritej që të shembej nga çasti në çast.

Të surprizuar shumë nga vizita e papritur e studentëve Flutra Lahi e zonja e shtëpisë tregoi edhe vështirësitë që kishin për të jetuar.

Të dy bashkëshortët mes të tjerash tregojnë se nuk marrin as përkrahje ekonomike edhe pse në kushte shumë të vështira jetese pasi u është thënë se nuk e përfitojnë pasi një djalë e ka në Gjermani dhe vajzën në punë.

Ndërkohë i zoti i shtëpisë Gjodë Lahi falenderoi studentët për ndihmat që i kishin sjellë duke bërë që të paktën festat e fundvitit ti festojnë si gjithë të tjerët.

Kështu nisma e studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore u përmbyll me sukses të cilët ia arritën qellimit të tyre të bënin familjen Lahi të lumtur.

/antena tv/