Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi i ka thënë zëvendëskryeministres Senida Mesi se studentët kanë të drejtë në protestën e tyre.

Kjo deklaratë e rektorit erdhi pas një takimi me numrin dy të qeverisë dhe disa prej anëtarëve të senatit në universitetin “Luigj Gurakuqi”

Rektori Bekteshi tha se nuk bëhet fjalë për të gjetur fajtorët edhe pse kryeministri Rama përgjegjësinë ia lë drejtuesve të universiteteve.

Sa i përket korrupsionit në universitet rektori Bekteshi u shpreh se kjo duhet të vijë edhe si kërkesë e studentëve.

Gjatë mbledhjes me zëvendëskryeministren Mesi kjo e fundit ka mësuar se cilat janë problemet që ka universiteti I Shkodrës për të parë mundësinë e zgjidhjes në vazhdimësi.

Por pavaresisht diskutimit qe u be ne takimin e saj me rektorin e Universitetit te Shkodres zevendeskryeministrja nuk ka pranuar te ndalet ne pyetjet qe gazetarei i kane drejtuar asaj.