Pedagogu Mërtiri: Ja kush është armiku i protestës

Pedagogu Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili u shpreh se mbajtja e fshehtë e takimit të kryeministrit Edi Rama me pedagogë dhe studentë të fakultetit të Gjeologjisë është një show që prodhon lajm.

“Kryeministri ku jeton që nuk është informuar. Vetë mbajtja fshehtas e spektaklit prodhon lajm dhe e shet takimin e Ramës. Vetë takimi përbën lajm, por edhe fshehja e tij.

Rama nuk ka nevojë të shkojë vetë atje ka njerëz që mund t’ia përcjellin mesazhin, ka këshilltarë, ministra që të informojnë. S’ka nevojë të shkojë atje. E gjitha është show nëpërmjet mbajtjes sekret të takimit.”, u shpreh Mërtiri.

Ndërsa shton se Rama nëpërmjet mesazheve të tij kërkon njollosë protestën dhe ta përçajë.

“Kërkon ta njollosë protestën, ta përçajë dhe ta kontrollojë. Dhe armiku i protestës është vetë Rama.”, u shpreh Mërtiri.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...