Historia e Panetones, ëmbëlsira e Krishtlindjes

Po afrojnë festat e fundvitit dhe ëmbëlsira tradicionale e Krishtlindjes është Panetona. Të gjithë duam ta shijojmë në tryezën festive, por a e dini se ku e ka origjinën kjo ëmbëlsirë?!

Panetone është një ëmbëlsirë italiane që lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV.

Panetona tradicionale e Milanos ka një formë më të stërgjatur por ekziston edhe versioni i saj më i shkurtër dhe më i rrumbullakët që është përhapur më shumë në zonën e Piemontes.

Ëmbëlsira njihet për strukturën e saj të butë dhe për aromën e saj karakteristike. Më poshtë ju sjellim recetën standarte, por në ditët e sotme gjithsecili mund të fusë produkte ekstra duke e bërë sa më të personalizuar në bazë të shijeve të tyre.

Përbërësit per të përgatitur një Panetone:

175 gr miell
4 kokra vezë
250 gr gjalp i shkrirë

1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.
100 gr bajame të prera në feta të holla
200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)
1 lugë kanellë
½ lugë sodë buke
1 majë luge karafil pluhur
1 lugë ekstrakt vanilje
1 gotë lëng portokalli
1 gotë lëng limoni
150 ml konjak ose rum

Përgatitja:

Si fillim vendosni një tigan në një zjarr të ngadaltë dhe aty hidhni konjakun ose rumin. Më pas vendosni gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Këtë masë vendoseni në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti për 30 minuta.

Pasi masa të jetë ftohur hidhni në të miellin, sodën e bukës, kanellën, karafilin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, , vaniljen, vezët, dhe përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë I butë. Tashmë është koha që të merrni enën në formën e kekut dhe ta lyeni me gjalpë.

Hidheni brumin në enë dhe mbi të shtoni bajamet e prera. Futeni të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë, dhe ju bëftë mirë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...