Nga Shkodra ku ai mori pjesë në një takim për krimin mjedisor, apeloi që të ketë dialog mes palëve, duke ju bashkuar kështu mesazheve të ndërkombëtareve, që mes qeverisë dhe studenteve duhen diskutuar 8 kërkesat e parashtruara.

Nga Shkodra kreu i misionit të OSBE në Shqipëri Bernd Bochard shprehi mbështetjen e tij për protestën e studentëve por nga ana tjetër deklaroi se mes studentëve dhe qeverisë duhet të ketë dialog.

“Kërkesat e studentëve fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për te patur nje protestë paqësore.

Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar, edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog”.

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bochard erdhi në Shkodër për të marrë pjesën në ekspozitën “Krimi Mjedisor” e zhvilluar në hollin e bashkisë Shkodër. Duke folur për mjedisin ambasadori foli edhe për reformën në drejtësi.

“ Të trajtosh problemin e krimit mjedisor ka shumë fasadë. Së pari vjen legjislacioni, që ai shqiptar është mjaft i mirë. Së dyti keni nevojë për gjyqësor të mirë dhe kjo është në proçes, po funksionon mjaft mirë me reformën në drejtësi.

Por gjithashtu ka nevojë për ndërgjegjësim dhe këtë po mundohemi të sjellim përmes këtyre ekspozitave. Ndërgjegjësim që gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe mund të shkojnë më keq.

Çmimi i parë fitues është një guacke që po transformohet në një mostër për shkak të kimikateve të ndryshme.

Sigurisht që ndotja e mjedisit është shqetësim i madh që kërkon zgjidhje dhe na prek të gjithëve. Jam dakort që akoma ka punë për tu bërë, qofte me politikat e ndryshme që kanë të bëjnë me mjedisin. Krimi mjedisor është një ceshtje e rëndësishme dhe e madhe në vend.

Hedhja e paligjshme e mbeturinave, ujrat e zeza, djegia e pyjeve etj janë disa nga problemet kryesore. Të gjitha janë probleme serioze që kanë marrë një ndjekje penale të kufizuar.

Vitin e kaluar vetëm 32 ceshtje kanë shkuar në gjykatë. Qëllimi ynë ka qënë që ti bëjmë krimet mjedisore më të dukshme”.

Shqetësuese çështja e mjedisit është edhe për kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Ekspozita “Krimi Mjedisor” që erdhi si bashkëpunim me universitetin e arteve në Tiranë do qëndrojë e hapur deri në fund të vitit