Torta e famshme e Vatikanit: Si gatuhet në 7 ditë, që fati të hyjë në shtëpi

Historia thotë se kjo tortë, që ndryshe quhet “Keku i Vatikanit”, vjen tek ju për të lajmëruar një ndryshim të madh në jetën tuaj.
Kjo tortë “do të vijë” vetë tek ju kur të keni nevojë më shumë se kurrë.

Thonë se sjell lumturi dhe fat të mirë për ata që e hanë dhe realizon një ëndërr për personin që e përgatit atë.

Askush nuk e di si ka ardhur tregimi për tortën, por historia e saj duhet thënë se kaluar nëpër breza.

Duhen 7 ditë për ta përgatitur atë (në mënyrë që të realizohet me durim dhe dashuri), por çfarë janë 7 ditë përpara një jete të mbushur me gëzim, lumturi dhe fat?

Si ta përgatisni kekun e Vatikanit
Së pari, kini parasysh që nuk mund të përdorni enët metalike ose një lugë metalike.

Përdorni një enë prej qelqi dhe një lugë druri.

Mos e mbani përzierjen në frigorifer, por në temperaturën e dhomës, të mbuluar me një peshqir kuzhine.

E hënë

Në një tas të madh vendosni 250 gr sheqer të bardhë.

E martë

Shtoni 250 ml qumësht dhe e përzieni me lugë druri. Mbajeni në frigorifer.

E mërkurë

Shtoni 250 gr miell (e përzieni me një lugë druri). Mbajeni në vend të freskët, ose frigorifer.

E enjte

Përzieni tri herë në ditë (një herë në mëngjes, një herë pasdite dhe një herë në mbrëmje).

E premte

Shtoni sërish 250 ml qumësht, 250 gr miell dhe 250 gr sheqer. I përzieni mirë! Mbajeni në vend të freskët, ose frigorifer.

E shtunë

Përzieni brumin dhe ndajeni atë më pas në 4 pjesë të barabarta.

Vendosni 3 copat në kavanozë të veçantë prej qelqi dhe lëreni copën tuaj në një tas më vete.

E diel

Në tasin me brumë shtoni: 250 gr miell, 250 ml vaj, 3 vezë, 3 mollë të grira, 1 lugë gjelle pluhur pjekje, ½ lugë gjelle sodë buke, 1 lugë gjelle kanellë, 50 gr çokollatë, 150 gr rrush i thatë dhe 1 lugë gjelle sheqer vanilje.

I përzieni të gjitha shumë mirë.

Piqini për 20-30 minuta në 180 ° C.

Shikoni furrën herë pas here.

Enët që kanë brumin (e veçuar) duhet të kalojnë tek tri njerëz të ndryshëm.

Në këtë mënyrë ju do ta përhapni lumturinë dhe do t’u jepni mundësi njerëzve të tjerë të kenë fat në jetë./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...