Javës që vjen, Genc Sejko, i cilësuar ndryshe edhe si “njeriu i memeve”, pritet të mbërrijë nga Londra në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në një protestë që do të organizohet para kryeministrisë.

Si duket, pjesë e kauzës së protestës do të jetë edhe situata e krijuar prej studentëve shqiptarët, të cilët protestojnë prej dy javësh për plotësimin e 8 kërkesave për arsimin e lartë.

Një javë para ardhjes, Sejko sqaron se kishte planifikuar dy intervista në Top Channel, por i ka anuluar me argumentin se kjo medie po cenon të vërtetën.

“Javën tjetër do jem në Shqipëri. Kam rënë dakord me dy gazetare të nderuara për dy dalje në Top Channel.

Me gjithë respektin që kam për dy gazetarët, sot ju bëj me dije qe unë nuk mund të dal në media që cenojnë të vërtetën. Më mirë në të ftohtë e në shesh me studentët”, shkruan Sejko në rrjetet sociale.

Politiko.al