Historia e Tasit prej Druri: Për Të Gjithë Ata që Harrojnë se Do të Plaken

Një baba i moshuar shkoi të jetonte me djalin e tij, nusen dhe nipin katërvjeçar. Duart e të moshuarit dridheshin, shikimi i tij ishte e paqartë dhe hapat e tij lëkundeshin.

Familja u ul së bashku në tryezë të darkonin por duart që dridheshin të gjyshit dhe shikimi i dobët ia bënë të vështirë të ngrënët. Bizelet binin nga luga e tij e në dysheme. Kur kapi filxhanin, qumështi iu derdh mbi mbulesën e tavolinës.

Djali dhe nusja u acaruan shumë me rrëmujën.

“Ne duhet të bëjmë diçka për babanë“, – tha djali. “Unë u lodha nga qumështi i tij i derdhur, ngrënia e zhurmshme dhe ushqimi në dysheme.”

Kështu burri dhe gruaja vendosën një tavolinë të vogël në qoshe. Atje, gjyshi hante vetëm, ndërsa pjesa tjetër e familjes shijonin darkën së bashku. Meqenëse gjyshi kishte thyer një pjatë a më shumë, ushqimi i tij shërbehej tashmë në një tas prej druri!

Kur familja shikonte në drejtim të gjyshit, ndonjëherë ai kishte një lot në sy, ndërsa ai ishte ulur vetëm. Megjithatë, fjalët e vetme që çifti kishte për të, ishin qortimet e mprehta kur atij i binte ndonjë pirun a lugë ose kur derdhte ushqimin.

Katërvjeçari i shikonte të gjitha në heshtje.

Një mbrëmje para darkës, babai vuri re djalin e tij duke luajtur me copëza druri në dysheme. Ai e pyeti fëmijën me ëmbëlsi:

“Çfarë po bën vogëlush?”

Ashtu ëmbël, djali erdhi tek i ati dhe iu përgjigj: “Babi, po bëj një tas të vogël për ty dhe mamin që të hani ushqimin tuaj kur unë të rritem”.

Vogëlushi i buzëqeshi të atit dhe iu rikthye sërish punës.

Fjalët i goditën prindërit e rinj në atë mënyrë sa i lanë pa fjalë. Pastaj lotët filluan të binin në faqet e tyre. Megjithëse nuk folën asnjë fjalë, të dy ata e dinin se çfarë duhej bërë.

Atë mbrëmje burri mori dorën e babait të moshuar dhe e çoi me kujdes në tryezën e familjes. Për pjesën e mbetur të ditëve të tij, ai hëngri çdo vakt me familjen. Dhe asnjëherë më, as burri as gruaja nuk dukeshin më të shqetësuar kur një pirun binte, ushqimi derdhej ose mbulesa ndotej.

Ju korrni atë që mbillni! Pavarësisht marrëdhënies tuaj me prindërit, ju do t’i humbisni kur ata të largohen nga jeta juaj. Gjithmonë respektoni, kujdesuni dhe duajini!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...