Burra, a e lexuat këtë? E para nuk është më nëna… është bashkëshortja!

Ke vendosur të martohesh me atë grua, sepse ishte ajo që doje më shumë…
Kjo do të thotë që duhet ta trajtosh si të dashurën tënde për të gjithë jetën, është diçka shumë e rëndësishme për një marrëdhënie të fortë.

Mbi të gjitha është e nevojshme të mos harrosh që gruaja jote, duhet të vijë para këtyre 6 kategorive të njerëzve:

1. Fëmijët e tu
Sigurisht, ndonjëherë do ketë netë në të cilat një krijesë e vogël gjendet mes teje dhe saj dhe qan, por në përgjithësi, koha që duhet të kalosh me tët shoqe, duhet të jetë më e rëndësishme se koha që kalon me fëmijët.

Roli yt si baba nuk duhet të errësojë rolin e bashkëshortit.

2. Mamaja jote
E para nuk është më nëna, sipas motiveve të vjetra të këngës popullore shqiptare, por GRUAJA!

Asnjë anëtar tjetër i familjes nuk duhet të jetë më i rëndësishëm se bashkëshortja jote për ty.

Si bashkëshort, duhet të jesh nga ana e gruas tënde, me këdo që ajo përballet, qoftë edhe me nënën tënde.

Duhet të jesh i fortë.

Duhet të mësoni të gjeni kompromise.

3. Një grua imagjinare
Pornografia si zëvendësim i marrëdhënieve intime reale me gruan tënde, mund të shkatërrojë marrëdhëniet.

Madje, kjo mund të shkaktojë probleme në burrërinë tënde, pasi truri do eksitohet vetëm përmes filmave pornografikë, do nisësh t’i japësh shumë rëndësi seksit, duke harruar edhe aspektet e tjera po aq të rëndësishme të marrëdhënies.

4. Një grua tjetër
Tradhëtia ndodh, por njerëzit shpesh e harrojnë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një dashnore, por edhe për shokun e ngushtë.

Asnjë grua tjetër nuk duhet të dijë më shumë se gruaja jote.

Mos harro, tradhëtia mund të jetë emotive.

5. Miqtë
Mos i harro miqtë e tu kur të martohesh.

Por, marrëdhënia me gruan duhet të jetë më e çmuar edhe në krahasim me miqësitë shumë vjeçare.

6. Miqtë virtualë
Rastis që, edhe kur jeni në të njëjtën dhomë bashkë, mund të jesh duke folur në telefon, apo duke komunikuar në rrjetet sociale dhe jo duke komunikuar me bashkëshorten tënde.

A nuk është marrëdhënia bashkëshortore më e rëndësishme se ajo me njerëz që mbase as nuk i njeh?

Na thoni tani, a jeni dakord?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...