Kolumbia do të bëjë një shtesë prej 1.42 miliardë dollarë në buxhetin për arsimin e lartë . Vendimi është firmosur presidenti Ivan Douqe mbrëmjen e vonë të së premtes, pas 10 javëve protesta të pandërprera të studentëve.

Ashtu si në Shqipëri, studentët kolumbian ishin ngritur në protestë prej disa javësh, duke pezulluar jetën universitare, duke kërkuar përmirësimin e sistemit arsimor.

Mediet lokale në Kolumbi shkruajnë se protestuesit studentë nga 32 universitete publike janë ndeshur vazhdimisht me policinë gjatë marshimeve mbarëkombëtare, ku në shumë raste bllokonin trafikun në qytete anembanë vendit.

“Shifra e 1.42 miliardë dollarëve u negociua pas disa takimesh midis qeverisë dhe përfaqësuesve nga grupet e studentëve dhe pedagogëve.”- tha presidenti kolumbian, Duque.

Kur Duque mori detyrën në gusht u zotua për të përmirësuar arsimin e lartë, por qeveria ka thënë se ajo përballet me një mungesë të programeve sociale dhe mungese likuiditeti në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Kjo marrëveshje nuk kërkon vetëm forcimin e sistemit të arsimit publik, por forcimin e burimeve njerëzore. Universitetet publike do të kenë në dispozicionin e tyre 1.42 miliardë dollarë më shumë.” – tha Duque.

Por nga ana tjetër edhe pas firmosjes së kësaj marrëveshje, grupet e studentëve ende nuk kanë hequr dorë nga greva dhe protestat, duke thënë së pari se do të diskutojnë marrëveshjen me njëri tjetrin. Shpenzimet e arsimit mbulojnë 16%, ose rreth 13 miliard dollarë, nga buxheti i përgjithshëm kombëtar i Kolumbisë për vitin 2019.

Dhe ne te gjithe kete artikull, ne fund lind pyetja, po ne Shqiperi a do ja dalin studentet…?