Banesat shkodrane njihen për vlerat arkitekturore, kulturore dhe historike që ato bartin.

Gjithnjë e më shumë këto banesa janë në vëmendjen e institucioneve përkatëse për t’i mirëmbajtur, në mënyrë që të ruajnë këto vlera dhe të jenë atraksione të denja turistike.

 

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për restaurimin e banesës së Xhevahire Çelës, Shkodër. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër parashikon ndërhyrje konsoliduese – restauruese në objekt.

 

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

 

Banesat karakteristike të qytetit veriperëndimor të Shkodrës shquhen për vlerat e tyre arkitekturore, kulturore dhe historike. Këto banesa janë në vëmendjen e institucioneve përkatëse për t’i mirëmbajtur ato që të ruajnë këto vlera dhe të jenë atraksione të denja turistike. /a.a/ /a.g/A.T.SH/

 

 

 

 

KultPlus.com