Kisha e Shirqit, vendi ku martoheshin princërit

Një anë muri dhe një gur i gjatë janë gjithçka që ka mbetur nga kisha në të cilën shekuj më parë kurorëzoheshin princër malazezë e shqiptarë. Përposhtë rrënojave të saj flenë ende eshtra princërish të paemër,

kurse koska të tjerë fisnikësh të pafat kanë dalë jashtë varreve të shkatërruara nga erozioni për të përfunduar kushedi se ku. Bëhet fjalë për Kishën e Shirqit, një nga vlerat më të mëdha historike dhe kulturore të vendit tonë.

Pas dhjetë vitesh shkatërrim, dikush është kujtuar për kishën e njohur, e cila deri vonë shihej me indiferentizëm, pasi konsiderohej se ishte kishë malazeze. Një projekt i Ministrisë së Kulturës do t’i kthejë rrënojat e Kishës së Shirqit në zonë turistike.

Historia

Vetëm 40 minuta larg qytetit të Shkodrës, në të djathtë të fshatit Dajç, buzë vendit ku bashkohet lumi Drin me Bunën, ndodhet Kisha e Shirqit. Muret e saj kanë nisur të ngrihen në shekullin VI si kushtim ndaj dy martirëve të kishës bizantine, Serçit dhe Bakut, varret e të cilëve ndodhen pranë lumit Eufrat në Azi, afër një kështjelle të quajtur Rozafa.

Aktualisht specialistët po punojnë për të zbardhur enigmën e lidhjes së Rozafës së largët me emrat dhe historinë e Kishës së Shirqit.

Ndërkohë historianët pohojnë se kisha ka qenë vendi i preferuar i princërve malazezë e shqiptarë, kryesisht për martesat e tyre. Helena e Rashës, princesha e Bizantit dhe vajza e perandorit latin, Balduin, ka qenë një ndër figurat më të lidhura me Kishën e Shirqit. Pikërisht këtu ajo ka bërë

kurorëzimin e saj. Sipas dokumenteve historike, princesha helene në vitin 1290 ka bërë rikonstruksionin e kishës. Arkitektura e kishës është tepër e veçantë. Eshtë një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirqit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve. Që nga ajo

kohë ajo është shkatërruar gradualisht. Shkatërrimi i plotë i saj konsiderohet të jetë bërë 10 vitet e fundit, pasi shteti nuk vuri dorë mbi të.

Rrënojat

Nga kisha e njohur e Shirqit ka mbetur shumë pak: një anë muri dhe një gur i gjatë. Specialistët i quajnë “nefsi jugor dhe një pilaster guri”. Para 10 vitesh ka pasur edhe një fasadë tjetër muri dhe një shtyllë, të cilat i ka shkërmoqur erozioni së bashku me varret që gjendeshin aty. Fasada e murit të mbetur është e bërë me gurë të latuar dhe me disa rreshta tullash të holla.

Harqet janë tepër të veçanta. Megjithëse ajo ç’ka mbetur është shumë pak, Ministria e Kulturës e konsideron Kishën e Shirqit si një monumet me vlerë të madhe historike dhe kulturore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...