Barazim në “Loro Boriçi”. Besëlidhja shënon në ’93 dhe ndal Vllazninë

Barazim 1-1 ne “Loro Boriçi” mes Vllaznise dhe Beselidhjes. Kuqeblute shenuan te paret me 11-metersh nga Gocaj por ne minuten e 93-te ka qene I. Camara qe ka shenuar nje gol shume te bukur.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e parë, nuk do të kishte gol në asnjërën portë. Duhet thënë se në këto 45 minuta nuk ka qenë vetëm Vllaznia që ka rrezikuar por edhe Besëlidhja në dy momente me anë të Hoxhës ka qenë shumë pranë golit.

Megjithatë shkodranët kanë ushtruar më shumë presion në gjysmëfushën kundërshtare duke e vënë disa herë në vështirësi portierin Bajri. Gjithsesi kjo pjesë është mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Edhe fillimi i pjesës së dytë është i njëjtë, me Vllazninë që kërkon me ngulm golin e avantazhit dhe Besëlidhjen që mbrohet me shumë forca.

Por në minutën e 55-të pas një aksionit të gjatë, Ignat pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës nga një mbrojtës lezhjan dhe arbitri Shahini tregon pikën e bardhë të 11-metërshit.

Atë e merr përsipër ta ekzekutojë mbrojtësi Gocaj që është i saktë duke kaluar në avantazh kuqeblutë, ndonëse portieri Bajri e kupton krahun por pa arritur dot ta ndalë topin.

Pas këtij momenti, loja bëhet më e lehtë për Vllazninë që krijon edhe raste të tjera me anë të Tafilit dhe Zeqajt që gjithsesi nuk arrijnë të shënojnë golin e dytë.

Në minutën e 69-të Lika shënon golin e dytë por arbitri e anullon sepse ka vërejtur një faull përpara momentit të gjuajtjes së topit drejt rrjetës.

Ne minutat e fundit Beselidhja “merr zemer” dhe sheh drejt portes se Vllaznise megjithate i mungojne rastet, megjithate e mbajti nen presion Vllaznine deri ne vershellimin e fundit te arbitrit. Por ne shtese do te ishte I. Camara ai qe do te shenonte nje gol shume te bukur duke barazuar shifrat. Perfundimisht 1-1 ne Shkoder.

Formacionet:
Vllaznia: Sherri, Zeqaj, Malota, Ignat, Gurishta, Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari (Zogaj), Junior (Eziamaka). Tr:
H.Lika

Besëlidhja: Bajri, Rustemaj, Dibra, Miloti, I. Camara, Kryemadhi (Moqi), T.Camara, Hepaj, Soumah(Pergjoni), Fetaj,
Hoxha. Tr: V. Gjonaj

Arbitër: Klodian Shahini (Durrës)

Shenues: Gocaj ’55 (11-m)/ I.Camara ’93

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...