Narta e braktisur. Bij e nipër në emigracion, të moshuarit ruajnë shtëpitë

Sot në Nartë, rreth 10 km nga qyteti i Vlorës, nuk jetojnë më shumë se 300 banorë nga 3 000 që e popullonin dikur. Pas viteve ‘90, shumica e popullsisë u zhvendos në Greqi.

Kërcitjet e dyerve dëgjohen vetëm në të paktat shtëpi ku ka të moshuar.

90% e banesave në fshat nuk kanë banorë. Por, edhe pse ka nga ata që janë kthyer përkohesisht, ende mendojnë të largohen për shkaqe ekonomike.

Dikur, fshati Nartë ka qenë i njohur për prodhimin e verës, ullirin apo peshkimin. Sot, jo vetëm që nuk ka kush të punojë më tokat, por të moshuarit i tremben asaj se çfarë do të bëhet me fshatin kur edhe ata të mos jetojnë më.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...