Pavarësisht motit me reshje shiu, qytetarët e Shkodrës kanë vendosur të protestojnë për të pesten ditë me radhë, kundër kushteve të vështira ekonomike, rritjes së çmimit të naftës dhe rritjes së madhe të taksave.

 

Banorët e Shkodërs kanë dalë sërish sot në protestë.
Edhe pse në një mot me shi, ata kanë bllokuar rrugën hyrëse të qytetit.

 

Kërkesat e tyre janë të njëjta, ulja e çmimit të naftës, dëmshpërblimet nga përmbytjet, por edhe taksat e larta që sipas tyre i kanë varfëruar.