ELSEDITA SELAJ “SPORTISTJA MË E MIRË 2018”

Elsedita Selaj është boksierja shkodrane e cila edhe pse ka rreth një vit që ka nisur rrugëtimin e saj në këtë sport ku shpeshherë është quajtur edhe sport për burra ajo ka arriturshumë suksese.

 

Paraqitja e saj në kompeticione të ndryshme ka qënë mbresëlënëse ku në muajin prill të këtij vit ajo u shpall edhe nënkampione e Europës në kampionatin për 18 vjeçarët. Për Elseditën rrugëtimi nuk ka qënë i lehtë por ajo sërish synon të arrijë sa më shumë suksese ku edhe falë mbështetjes së trajnerit të saj e njëkohësisht boksierit shkodran Jetmir Kuçi apo siç njihet ai ndryshe si Bacuku boksierja shkodrane premton shumë për në të ardhmen.

 

Ndërkohë Elsedita të shtunën në mbrëmje ka marrë edhe çmimin rinor si sportistja më e mirë e vitit 2018 në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

 

Ajo që është e habitshme edhe pse aktiviteti është organizuar fundjavën e shkuar asnjë nga mediat apo portalet e ndryshme nuk është kujtuar që të shkruaj apo bëjë publike këtë çmim ku për hir të së vërtetës nuk është vetëm i Elseditës por i të gjithë shkodranëve.

 

Ky fakt vërteton edhe një herë se mbështetja nga institucionet ka qënë thujase minimaliste ndaj saje kjo vazhdon të jetë akoma edhe sot. Por boksierja shkodrane ka vijuar rrugëtimin e saj në pasioni që ka për boksin si në aktiviete brenda e po ashtu edhe jasht vendit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...