“E kthejnë kokën pas”/ Sa “femër” jeni, sipas shenjës së Horoskopit

Mbase jeni “Yll e bukur” dhe sërish nuk bini në sy.

Ndërsa ka nga ato femra që “nuk është se janë gjë”, por sërish bien më shumë në sy dhe të gjithë kthejnë, se sa ato që janë “yll, 2 metra femër” ?

Gjithçka është cështje feminiliteti dhe ju mund t’ia arrini mbanë të jeni tejet joshëse dhe të gjithë të kthejnë kokës pas, kur të kaloni ju…

Horoskopi na zbulon se si ta jetojmë atë, sipas shenjës së zodiakut.

Sepse gratë ashtu si yjet, shkëlqejnë në mënyra të ndryshme, duke ndriçuar njerëzit, të cilët kanë fatin që të jenë pranë tyre.

Secila është femërore në mënyrën e vet, por yjet kanë shumë për të thënë për këtë: eksploroni anët e vetes, të cilat ndoshta ende nuk i keni ditur

DASHI
– Fakti që planeti juaj mbikëqyrës është Marsi nuk do të thotë që iu mungon feminiliteti.

Ju keni një feminilitet të fortë, energjik, që shfaqet me një bollëk dhe pasion të madh.

Për ju mund të jetë femërore edhe veshja e pantallonave (sepse dini t’i vishni në mënyrë seksi dhe provokative), ose duke bërë të gjitha ato gjëra që zakonisht shoqëria ia ka imponuar burrave.

Ju jeni një grua që dini të merrni në dorë çfarëdolloj situate dhe e bëni në mënyrën më të mirë të mundshme.

DEMI
– Tek ju gjendet thelbi i feminilitetit.

Ju jeni një grua sensuale, mikpritëse dhe e gatshme.

Ju mund të mirëprisni me ëmbëlsi dhe të përballoni gjithçka që fati ju sjell.

Duhet të kemi parasysh faktin që roli juaj si grua respektohet dhe vlen në çdo kontekst: në kuzhinë, në seks ashtu edhe në punë.

Sipas idealeve tuaja, një grua e vërtetë duhet të dijë të jetë e fortë dhe e vendosur në ndjekjen e synimeve të saj.

Ndjesia e mëmësisë dhe mbrojtjes e rrit feminilitetin tuaj edhe më shumë.

BINJAKËT
– Feminiliteti juaj është shumë i çuditshëm.

Ndonjëherë posterat që shërbejnë për të flirtuar, ju bëjnë një vajzë të përjetshme.

Ju jeni djallëzore, simpatike, ironike dhe mund të bëni shaka për pamjen tuaj fizike edhe kur nuk dukeni si modele.

Për ju, të jesh femërore gjithashtu do të thotë të jeni në gjendje të joshni të tjerët me dijen dhe fjalimin tuaj.

Feminiliteti juaj shpesh shkëlqen përmes tonit të zërit ose fjalëve që përdorni, kur doni të tregoni një nga aventurat tuaja të shumta.

GAFORRJA
– Planeti juaj mbikëqyrës është Hëna dhe i juaji është një feminilitet që kërkon të shfaqet në çdo formë.

Është kaq i forte,saqë shpesh përpiqeni ta njihni dhe ta menaxhoni atë.

Jetoni të zhytur në një vorbull emocionesh që vetëm një grua e vërtetë mund t’i ndiejë.

Jo gjithmonë e kuptoni sa të fuqishme janë emocionet tuaja dhe sa ju bëjnë femërore.

Mos e nënvlerësoni bukurinë e karakteristikave tuaja dhe trupit tuaj dhe mos lejoni asnjë mashkull ta vërë në diskutim.

LUANI
– Ju jetoni feminilitetin tuaj në një mënyrë shumë të papërmbajtshme.

Ju jeni një mbretëreshë dhe vazhdimisht keni nevojë të tregoni vlerën tuaja.

Ndonjëherë e bëni këtë gjë duke mbajtur veshje që bien në sy dhe ju tregojnë shumë femërore.

Për ju, të qenit grua do të thotë të gëzosh respektin dhe admirimin e atyre që keni përreth.

Ju e dini që jeni shumë e fortë, por kjo nuk do të thotë që ju nuk keni plagët tuaja, për të cilat qani me krenari dhe dinjitet të madh.

Kur lejoni që dikush të kujdeset për ju, jeni akoma më femërore.

VIRGJËRESHA
– Duket e çuditshme, por shpesh ndodh që keni frikë të tregoni feminilitetin tuaj, sepse mendoni se mund t’u jepni të tjerëve një ide shumë delikate për ju.

Kështu që e mbani të fshehur prapa një vështrimi shumë të matur ose prapa dhembjeve (nëse i mendoni mirë janë tipike femërore).

Përkujdesjet që i dedikoni çdo ditë njerëzve që doni, ju bëjnë një grua të veçantë, ndonjëherë të ashpër, por të butë nga brenda.

Gjithashtu dikush e di që të brendshmet tuaja janë gjithmonë shumë femërore.

PESHORJA
– Ju mund të jeni mësuese tëfeminilitetit.

Jeni femërore në mënyrën tuaj të veprimit, gjithmonë të sjellshme dhe elegante.

Jeni femërore në fjalët tuaja dhe në tonin e zërit tuaj, gjithmonë të buta.

Jeni femërore në zgjedhjen e veshjeve dhe aksesorëve, gjithmonë të modës së fundit dhe të kombinuara me njëra-tjetrën.

Jeni femërore në make-up, gjithmonë të patëmeta dhe të sofistikuara.

Të jesh një grua për ju do të thotë të kesh klas dhe ta kërkosh bukurinë dhe përsosjen në më të voglin detaj të jetës së përditshme.

AKREPI
– Feminiliteti juaj është i rrethuar nga misteri, bukuria dhe magnetizmi.

Armët tuaja joshëse ju bëjnë një grua të parezistueshme, të aftë për të nxjerrë thonjtë tuaj në momentin e duhur.

Dhe çdo moment është i duhuri për ju!

Ju nuk jeni një grua që pëlqen të heshtë ose të mos vihet re.

Ju nuk pranoni kompromise të çfarëdo lloji.

Kush e ka thënë vallëse gratë janë seksi më i dobët? Ju jeni të gatshme për të provuar të kundërtën: i kuqi i buzëve është një armë shumë e fuqishme dhe ju mund ta përdorni atë me dinakëri të madhe dhe zotësi.

SHIGJETARI
– Feminiliteti juaj është i nxehtë dhe fashinues.

Ju pëlqen ta përdorni atë si një mjet për t’i bërë të buzëqeshin njerëzit që ju rrethojnë dhe për të sjellë një dritëz shprese edhe atje ku duket se nuk ka rrugëdalje.

Ju jeni të mendimit se një grua e lirë është shumë më interesante dhe sensuale se sa një grua e mbyllur në stereotipet e vjetra të imponuara nga shoqëria, që tashmë janë të vjetëruara

. Edhe pse dini të bëni të gjitha gjërat që mund të bëjnë burrat, kurrë mos hiqni dorë nga një aksesor i vogël si simbol i feminilitetit.

BRICJAPI
– Nuk është gjithmonë e lehtë për ju të jetoni me feminilitetin tuaj.

Ju pëlqen ideja që jeni në gjendje të tregoni se një grua në karrierë mund të japë shumë më tepër se një burrë, pa hequr dorë nga feminiliteti i saj.

Shpesh, me kalimin e viteve, hijeshia dhe ndjeshmëria juaj rriten dhe i lënë hapësirë anës femërore që është shumë e vetëdijshme për fuqinë dhe forcën e saj.

Ju nuk jeni një grua e urtë dhe ua tregoni feminilitetin tuaj të vërtetë vetëm njerëzve që keni zgjedhur me shumë kujdes.

UJORI
– Si gjithmonë, ju pëlqen të dilni nga turma dhe feminiliteti juaj ka një “nonsoche” ekstravagante dhe të pazakontë.

Mos e lëkundni ndjeshmërinë tuaj, sepse ju pëlqen ideja se burrat dhe gratë kanë të njëjtat të drejta dhe mundësi, pa ju dhuruar asgjë.

Ju absolutisht nuk doni që ndonjë favor t’iu bëhet vetëm për shkak se jeni grua.

Këto mënyra veprimi dhe të menduari ju bëjnë një grua shumë simpatike dhe provokative, shpesh duke ngjallur kuriozitetin e atyre që janë përreth jush.

PESHQIT
– Ju e shprehni feminilitetin tuaj me ëmbëlsi, bukuri dhe sensualitet të skajshëm.

Ju pëlqen të mishëroni rolin e gruas së nënshtruar, që të jepni idenë se bëni saktësisht atë që të tjerët dëshirojnë.

Kufiri midis zgjimit të vërtetë dhe të rremë është shumë i hollë dhe ju pëlqen të luani me inteligjencën.

Edhe trillet tuaja janë shumë femërore dhe ju ndihmojnë të arrini pikërisht atë që dëshironi.

I juaji është një feminizëm mbizotërues, që do me çdo kusht të marrë të gjithë vëmendjen për të cilën është krijuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...