PËRDORNIN KARTËMODHE FALSE, ARRESTOHET 1 SHTETAS, 2 SHPALLEN NË KËRKIM

Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Monedhë e Garantuar”

Mbanin dhe vinin në përdorim kartëmonedha të falsifikuara

Arrestohet nga policia një shtetas dhe shpallen dy të tjerë në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në mbështetje te Forcës Operacionale të D. P. P. u arrestua në flagrancë shtetasi:

L. R. 63 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor dhe në kuadër të proçedimit penal Nr.78 viti 2018, të regjistruar në Prokurorinë Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, u bë e mundur gjetja e 46 kartëmonedhave “Euro” me prerje

100-she të dyshuara të falsifikuara, këtij shtetasi, të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe dy shtetas të tjerë që për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale ”Fallsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...