Njëriu me telefon në dorë, Semantika e gishtit

Ti je i shqetësuar. Shqetësimi yt nuk është ai para 10 viteve. Ti je një rob dixhital. Je një adhures taçskrini. Prekje që çdosekondshëm aktivizon një buton, një sinjal, një informacion që bëhet menjëherë lajm, e lajmi prej brum shqetësimi është.

Të trazon e huaja, puna e tjetrit, virgjëria e asaj vajzës, je kafshë digjitale, je gjirafë.

Ti je i shkujdesur. Shkujdesshëm bën çdo gjë. Ti nuk e di se ai ekran i vogël nxë një botë të madhe, nxë vetë dreqin që s’dinte kur fshihej dhe u bë telefon.

Ti je i shashtrisur, harruar ke librat, mënyrën e leximin, nënvizimit, citimeve që i vidhje dhe i bëjë tuat, harruar ke gishtin e lagur me pështyme për të ndërruar faqet e librit. Harruar ke studimin e thelluar, Kadareja është në libër jo në web.

Je lexues online, lexues searchi, lexues pdf-je. Ka ndërruar koha e bashkë me kohën edhe mënyrat e leximit, por prano ti je i shqetesuar, je pangopur, kërkimtar pafundësish…

Ti je një tjetërkush, një vetvete tjetër, që ke vetëm një dorë të lirë, tjetën e ke për telefonin, madje sëbrendshmi i lutesh zotit që të të fali një dorë shtesë vetëm për telefonin. Kyç-shkyçjet, gishti që lëviz lart– poshtë, kokëngritjet e shkujdesuara, shikimet prej maceje për atë butonin e kuq anash, që tregon se erdhi një sms, një lajm, një shqetësim.

Ti je tjetri. Se je tjetër, këtë e tregon, inbox-i, kjo qese infomacioni, kjo qese dëshirash, flirtesh, kërkesash miqësish, kjo qese zhgënjimesh, kjo qese kërc.ënimesh, është sall një qese që mund kurdo ta mbyllësh dhe t’i kthehesh vetvetes së vetëlarguar…

Se je larguar nga vetvetja e dikurshme e tregon, se ti më pak shoqërohesh, më pak pi kafe me shokë, se gjithçka bën më pak. Sepse gjithçka kupton nga ai ekran i vogël ku sheh një botë të madhe.

Sa je i shqetësuar, e tregon gishti me të cilin i shkruan atij, asaj, atyre, ua tregon dertin që të ha lukthin, pastaj pason një heshtje, pritje e ankthshme e ardhjes së përgjigjes, vibrimit, dritës së kuqe të ndezur, orakullit të mirë, oh, këto sms që vonojnë i ngjajnë asaj përgjigjes

PO të femrës më të bukur në qytet, pse vonojnë, kur do më përgjigjen, a ka kohë ministri të më ktheje përgjigje, a thua e ka lexuar sms-në Ajo, ndoshta tash për momentin shkruan, mos e kam nervozuar, sikur të mos i kisha shkruar, oh, sa më duhet përgjigja, sepse aty e shoh veten, si para pasqyrës…

Pse vonojnë, çka ndodhur, mbase s’kanë kredite, por ja, erdhi, i hap sytë xixë, vibroi, erdhi, ja, përgjigja, të dalin djersë të ftohta, i pari është borxhliu.

Sms-ja tjetër është gruaja që të ka lexuar gjithë mesazhet në inbox, në email të vjen një tjetër lajm të thotë se duhet paguar kredia, jeni vonuar tre muaj, do ju ndërpresin rrogen, në wacup programin që e përdorin fukarenjtë që vjedhin pasuordin e fqinjit.

Ç’të shohësh aty, lexon një letër të gjatë të një shokut të ngushtë që rrefehet për një situatë të tij të rëndë, por nuk e lexon deri në fund, sepse e di problemin, sepse shpesh të ka lajmëruar, sepse i ke thënë se kam hallet e mia.

Pastaj hyn në facebook, një faqe që ska lidhje me librat dhe fytyrën, por që na mori kohën për librat dhe na nxiu fytyrën.

Facebook, kjo ndërtesë shumëkatëshe ku secili prej çdo dritareje vjell diçka. E ti je ai i katit të parë që sheh poshtë këlbaza vreri, sheh njerëz që s’di si t’i tipizosh sepse nuk janë koherentë në asgjë, shitmendje të lirë, përzbuzje,

kritikë përzier me servilizëm, fotografi të cilat kur i sheh ndërron mendim për njeriun e fotografuar, sa i mencur që është thua, një foto rasti me ministrin që s’të ktheu përgjigjie s’të bën mik të tij, as vlerë…

Gishti lëviz, teposhtë, kërkon lajmin që të humbi aty për aty, e gjen, hap një dritare tjetër, lexon, analizon, shqetësohesh.

Anash në chat të presin mijëra miq, të gjithë aktiv për të bërë nga një pyetje, të gjithë aktiv për të të nxjerë një punë që për dembellëk së bëjnë vetë por porosin të tjerë, të gjithë online për like dhe komente.

Gjithë kjo armatë njerëzish të shqetësuar për komshinë. Ti je i shqetësuar, një vëmendje e shkujdesur, një rob telefoni.

Më dhimbset gishti yt, që shkruan pandalshëm, por je nga ata të mirët, që shkruajnë për të mirë të tjetri, që ndërhyjnë për të mirën e tjetrit, që duan tjetrin…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...