Sot dita e 8-të e protestës, ende asnjë sinjal për dialog nga studentët, bashkohen dhe gjimnazistët

Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 8-të të protestës së tyre. Kjo ditë është caktuar prej tyre si ‘afati’ i fundit për qeverinë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre, ku ndër më kryesoret janë përgjysmimi i tarifave për të gjitha ciklet e studimit,

përfaqësimi i studenteve në senatin e akademik dhe bordet e universitetit si edhe rritja e investimeve për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe bibloteka. Pas orës 16:00 të ditës së sotme, studentët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në grevë urie.

Studentët kanë thënë dje se protesta e sotme do të jetë masive ndërkohë që pjesë e saj janë bërë edhe gjimnazistët e Tiranës.

Ndërkohë që ditën e djeshme, studentët refuzuan dialogun me kryeministrin Edi Rama, i cili në një komunikim virtual premtoi për studentët më shumë nga sa ata kanë kërkuar në 8 pikat e tyre drejtuar qeverisë. (LEXO KËTU)

Ata insistojnë në përmbushjen e të gjitha kërkesave, pa qenë nevoja për komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin.

Kërkesat e para të studentëve
Kërkesat e dyta të studentëve
Kërkesat e tretë/ Letra drejtuar Ramës, Ruçit e Nikollës nga Këshillat Studentorë/ Datë 9 Dhjetor

1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).

2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online

3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19

7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...