NXËNËSIT E “ZEMRËS SË KRISHTIT” PANAIR PËR FESTA

Shkolla 9 vjeçare “Zemra e Krishtit” ka organizuar panairin e festave në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Nxënës të klasave të ndryshme kanë krijuar objekte dekorative nga më të ndryshmet.

 

 

Të ardhurat e këtij panairi do të shkojnë në qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuar “Vëllezërit e Nënë Terëzës” në Shkodër.

 

 

Nxënësit e kësaj shkolle ndjehen entuaziast për këtë panair dhe për ndihmën që ato japin për njerëzit në nevojë.

 

 

Ky panair organizohet për të pestin vit radhazi në qytetin e Shkodrës. “Gjej një nevojë dhe përmbushe” është slogani që shoqëron panairin e 2018-ës.

 

 

Ky panair do të jetë i hapur për të gjthë qytetarët edhe më 12 dhjetor e më pas të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...