“Nuk mund të besosh tek Zoti e të jesh mafi.oz”

Kush është maf.ioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën e vet kundër emrit të Zotit-dashuri…

Prandaj, mafiozëve u them: ndryshoni! Mos mendoni më për veten tuaj e për paratë, kthehuni kah Zoti i vërtetë i Jezu Krishtit! Përndryshe, vetë jeta juaj do të humbasë e ky do të jetë më i keqi i dështimeve.

Ishin këto fjalë që Papa Françesku ia drejtoi popullit siçilian duke e nxitur të mos përkulet përballë së ke.qes.

Ati i Shejtë vizitoi sot Palermon me rastin 25-vjetorit të vras.jes nga Cosa Nostra të “priftit që trembi mafien me buzëqeshje”, Don Pino Puglisit.

Më 1990, Don Puglisi qe kthyer në lagjen e tij të vjetër, ku vendin e shtetit e kish zënë ma.fia. Ngriti qendra për të pamundurit dhe fëmijët duke i inkurajuar të shkolloheshin e të linin rrugët e vjedhjet. Gjatë shërbimit të tij as nuk pranoi marrëveshje me mafi.an lokale.

U përpoq të ndryshonte mentalitetin e zonës, që jetonte nën thundrën e frikës dhe omertës.
Meshtari pati fe dhe guxim të ngrinte zërin kundër së ke.qes. Mbrëmjen e 56 vjetorit të tij e vra.në dhe fjalët e vetme që i tha armëmbajtësit ishin: Të prisja!

Vra.sësi që u ba bashkëpunëtor i drejtësisë rrëfente se At Puglisi atë natë “kishte një lloj drite në atë buzëqeshje …transmetonte forcën e Zotit: jo rreze verbuese, por dritë e butë, që depërton thellë dhe shndrit zemrën”.

Sot 25 vite nga vra.sja e tij, kur ende do të mund ta kishim gjallë kuptojmë se vetëm me dhe për Zotin fitohet.
In hoc signo vinces!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...