Zadeja, mjeshtri që fshehu elementët jugor brenda tingullit

Kompozitori i njohur shqiptar nga Shkodra Çesk Zadeja lindi më 8 qershor 1927, në një familje qytetare, e vdiq në Romë, më 15 gusht 1997.

Hapat e parë të Zadesë nisën në vendlindje në shkollën françeskane, ku u njoh dhe me muzikën.

Rrugëtimi i ti nisi në korin e Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova.

Më tej u angazhua në grupet amatore, ku shfaqi dhe talentin e tij.

U largua drejt Italisë pr më vonë u rikthye përsëri në Shqipëri pas çlirimit të vendit, në vitet 1946-1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor.

Ishin pikërisht eksperiencat e mëdha që provoi të cilat e sprovuan dhe realizuan edhe famën e tij.

Punoi dhe si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë, e mëvonë Çesku iku në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki.

Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore.

Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966.

Arriti të merrte postin e kryetarit të degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 doli si kompozitor në profesion të lirë.

Sërish udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979 del në profesion të lirë, duke krijuar si i tillë deri në vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve, ku jep kompozicion dhe muzikologji.

Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese, emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar dhe doyen të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat muzikës klasike, që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit.

Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar.

Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën drejtimin e kompozitorit Zadeja.

Ata sot zhvillojnë veprimtari të shumta dhe shumë programe të shkollave muzikore shqiptare janë të punuara, të redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja, dhe disa prej tyre nuk janë më gjallë.

Por kontributi i tyre ka qenë i madh, siç janë, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro; kurse sot krijojnë Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Ihsan Shehu dhe dhjetëra të tjerë, krijues që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën muzikore sot në Shqipëri.

Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë mbizotëruese, superiore dhe udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës.

Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë.

Zgjodhëm të rendisnim si fillim veprimtarinë e tij jetësore për të kuptuar çdo epitet madhështie që mun ti dhurohet më tej figurës së tij, si simbol i këngës.

Muzika e tij i shmanget tërësisht standarteve tradicionale dhe në mënyrë të vazhdueshme ofron një bifunksionalitet.

Harmonia e tingujve, bashkëekzistenca e vargjeve të notava muzikore.

Karakteristika më e veçantë e Zadesë lidhet me bashkëjetesën e elementëve nga burime folklorike të zonave të ndryshme dhe i shkrirjes organike mes tyre, ruan strukturën me origjinë nga folklori verior shqiptar.

Përsëri te harmonia midis muzikës së veriut me marrëdhëniet harmonike që burojnë nga pentatoni i harmonisë së jugut.

Mund të themi që ishte një mjeshtër i ndërthurjes së dy skajeve, sa të linte të dyshoje që lidhet me muzikën e veriut por ndërkohë në thellësi, elementët e zonës jugore ishin plot.

Çiftelia daullja e shumë e shumë, vegla e mjete të tjera muzikore ishin karakteristikë e tij, pas ngjyrat e tyre tibrike i përfshinte me siguri.

Muzika e tij është një shprehje e spikatur shqiptare, një tingullim tipik autokton.

Në pikëpamje të tingëllimit, këtu krijohet një ngjyrë krejtësisht tjetër, për shkak të timbrikës që është zgjedhur, kryesisht përmes imitimit të një instrumenti si lahuta.

Zadeja kompozitori krejtësisht harmonik.

Dalja nga rregullat e harmonisë klasike erdhi duke u thelluar gjithnjë e më shumë në kompozimet e tij.

Ndër veprat e tij më të njohura janë:

1. “Suita e Veriut”,
2. “Suitë korale”,
3. “Skica simfonike”,
4. “Poema vokale”,
5. “Romanca”,
6. “Simfoni”,
7. “Rapsodi për violinë”
8. “Hej ju male”
9. “Suita”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...