Ka vende që vjedhin zemrën tuaj. Vende që ju nxisin dhe ju bëjnë të ndiheni në shtëpi. Kjo më ndodhi në Shqipëri. Që nga vizita ime e parë këtu, e cila u zhvillua në vitin 2010,

ndjeva një ndjesi të veçantë, një ndjenjë që më ka lidhur me këtë vend, një “reagim” që kurrë më parë nuk kishte ndodhur me mua në ndonjë vend tjetër”.

Kështu e nis shkrimin për vendin tonë italiania Francesca Masotti në blogun e saj, “Letters from Balkans”, shoqëruar me fotografi të shkrepura në vendet më emblematike.

“Shqipëria është një vend unik: ka një histori të lashtë, vende të mrekullueshme, qytete të lashta që duken si skena lindjeje, deti kristal e qartë,

male spektakolare dhe një kryeqytet i gjallë, Tiranë, e cila tani po futet plotësisht në listën e destinacioneve të vizituara, qoftë edhe në një fundjavë.

Natyrisht, gjërat për të përmirësuar në vendin e shqiponjave janë shumë, shumë, shumë: çështja e mbeturinave është një urgjencë primare, mijëra njerëz jetojnë në varfëri të skajshme dhe shërbimet publike janë thuajse plotësisht joekzistente.

Kjo nuk do të thotë se shumë njerëz nuk po përpiqen ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë. Përkundrazi, krahasuar me vite më parë, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj: shumë qytete janë ristrukturuar sipas parametrave arkitektonikë origjinale (si Gjirokastra), janë ndërtuar dhe rndërtuar vende kyçe ( Lungomare i Vlorës,

citoj një prej tyre) dhe lagjet e tëra të shkatërruara plotësisht janë rinovuar. Rruga është e gjatë, askush nuk e mohon, por qëllimet janë të mira.

Në këtë artikull dua t’iu tregoj bukurinë e këtij vendi përmes fotografive të mia dhe syve të mi. Për mua, Shqipëria ka një bukuri të thjeshtë, të pastër dhe jo të dukshme.

Një bukuri e bërë nga qytete guri, natyra e egër, pamje idilike dhe perëndime dielli që ju lënë pa frymë”, shkruan ajo