Ta pish turpin me hashash/ Katranjozët protestojnë rrugëve të Tiranës

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Erdhën nga shtëpitë me qira të Astirit, zbritën nga konviktet pa larë ende sytë, u çuan nga kafenetë ku ngrysin ditët, lanë për një çast garat me qentë te llotoja perballe, thithën pompat e fundit të kallosë, u grumbulluan te oborri i fakultetit ku nuk kishin shkelur prej muajsh dhe u lëshuan rrugëve të Tiranës.

-U bllokuam, foli shoferi i ambulancës, nuk shkojme dot shpejt ne spital.

-Pse? Pyeti rënkueshëm pacientja.

-Po protestojnë studentët ngelës. Po protestojnë katranjozët!

Turma ecte rrugeve te dhjetorit…

-U bllokuam në rrugë, fliste ne telefon i shqetesuar zjarrfikesi. Nuk mberrijme dot ne kohë.

-Pse? Pyeste i tromaksur nga ana tjeter e telefonit hallexhiu qe po i digjej shtepia.

-Po protestojnë katranjozët, studentët ngelës.

Turma vazhdonte te ecte rrugeve te dimrit…

-Gjyshi, pse po bertasin keta. Kush jane keta o gjysh? Pyeste vajza e vogel 6 vjeçare nderkohe qe bashke me gjyshin dhe me autobuzin ku kishin hipur, ishin bllokuar ne mes te rruges.

-Janë studentë dembelë, nuk mesojnë, kanë marrë nota katra, kanë ngelur në klasë!

Dhe turma vërdhonte rrugeve te metropolit…

Sot Tirana jone u kthye ne kryeqytetin më grotesk te kontinentit.

Protestuan ata, jo te varferit. Jo te papunet, jo sakatet, jo te margjinalizuarit, jo gratë e dhunuara por protestuan dembelet.

Katranjozet, ata qe konsumojne parate e prinderve e kurre nuk shkojne ne shkolle.

Protestojne ata qe jane shembulli me i keq i akademizmit, ata qe nuk thithin dije por thithin vetem tymin e hashashit.

Protestojne keta vra.ses te shkences qe neser si gjithmone me miq a me politike do sistemohen inxhiniere apo shefa urbanistike ne bashki apo institucione qendrore e do bejne kerdine porsi paraardhesit e tyre.

Keta qe shkerdhyen dhe gerryen malin, pyllin, shtratin e lumit. Keta qe dhane leje ndertimi apo projektuan pallate e hotele mes rërës së detit.

Keta mysybeter qe firmosen menxyrat urbanistike nga Velipoja deri ne Ksamil. Protestojne arkitektet dhe inxhinieret e getove të Bathores, Kamzes, Golemit, Paskuqanit, Dajtit.

Protestestojnë këta që paguajnë nën dorë ilegalisht 300 euro për nje provim, e refuzojnë të paguajnë 5 euro legalisht pse jane ngeles per faj te tyre.

Oooooo turp, a ke turp nga mëkati?

E keni vënë re sa e shemtuar eshte Shqiperia?

Ja pra, keta qe protestojne sot, keta inxhiniere dhe arkitekte ngeles, neser do llangosin me keq kete vend.

Kjo protesta e sotme e studenteve nuk ka pikë shije. Mungonte djali i Fahri Balliut dhe Fatos Lubonja. Anallim loje! ???‍♂️

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...