SHKODËR, BLLOKOHEN 18 VARKA TË PAREGJISTRUARA

Policia vendore e Shkodrës dhe Organizata e Menaxhim Peshkimit kanë bllokuar 18 varka në liqenin e Shkodrës të cilat janë të paregjistruara.

 

 

Tashmë të gjithë peshkatarët e kanë detyrim që të regjistrojnë varkat e tyre dhe t’i vendosin targën përkatëse. Në këtë mënyrë prej dy ditësh në liqenin e Shkodrës ka nisur ky aksion teksa deri më tani janë bllokuar 18 varkat e para.

 

 

Në vazhdim mund të procedohen edhe penalisht ata peshkatar që nuk regjistrojnë varkat tek organizata e menaxhim peshkimit dhe që i lënë në breg të liqenit. Kjo bëhet në mënyrë që të shmanget plotësisht gjuetia e paligjshme.

 

 

Ende ka peshkatar që nuk janë të regjistruar tek OMP dhe ka një thirrje që të regjistrohen sepse afati është brenda këtij viti, pra deri me 31 dhjetor.

 

 

Sipas burimeve përllogariten mbi 100 varka që ende nuk janë të regjistruara ndërsa 18 të parat janë bllokuar nga aksionet e policisë dhe Organizatës Menaxhim Peshkimit, aksion i cili do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...