Roza Anagnosti një nga emrat më njohur të kinematografisë shqiptare mbushi më 27 tetor 74 vjeç. Me një kontribut në kinematografinë e teatrin shqiptar ajo vijon të jetë ende e bukur.

Janë të paharrueshme karakteret që ajo u ka dhënë jetë në kinema apo teatër. Roza lindi më 27 tetor 1943. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” me regjisor Kristaq Dhamo në vitin 1963. Një vit më pas luajti në filmin “Toka jonë” .

Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, në filmin “Komisari i Dritës”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë.

Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët.

Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Ata arritën ta shëndrrojnë dashurinë e tyre në një bashkëpunim në shërbim të artit.

Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (Muharrem Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mësonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981.

Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjerë janë “Ndërgjegjja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vra.sje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vde.kur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.