Rinia është majaja që ngre brumin, bën bukën dhe mbrun moralin e popujve

Nga Isuf Luzaj

Rinia është majaja që ngre brumin, bën bukën dhe mbrun moralin e popujve. Çdo brez, çdo gjeneratë lajmëron një agim të ri, e tërheq prej errësirës, e ndez me frymen e tij të zjarrtë e të shqetësuar. Po të vërejë lart e larg është fuqi krijonjëse. Edhe në mos arriftë t’i korrë frutat e mbjella të saj, ka një shpërblim të sigurtë në sanksionin e posteritetit. Flaka dritëzonjëse nuk duket aspak vetëm sa këmben duar.

Çdo gjeneratë hap krahët e saj atje ku i ka mbyllur brezi i shkuar, për të fluturuar më larg. Kur një gjeneratë i mbyll krahët në të tashmen, nuk ështe rini, vuan nga pleqëria e parakohshme. Kur fluturon drejt së shkuarës, ështe duke agonizuar, më keq akoma, ka lindur e vdekur.

Njerëzit që skanë pasur rini mendojnë në të shkuarën dhe jetojnë në të tashmen, duke kërkuar shpërthime të shpejta imediate, që janë çmimi i domesticitetit kurriz-përkulur. Të dobet nga përtacia ose të frikshëm nga injoranca,

ata rriten me durim por pa gëzim – (ALLEGRIA). Të trishtuar, të dorëzuar, skeptikë e pranojne si një fatalitet të ligën që i përbluan për së brendshmi. Nga njerëz pa ideale, populli nuk pret asnjë madhështim.

Rinia bashkon entuziamin me studim dhe energjinë me aksion që shkrihen në qejfin “për të jetuar”. I riu që mendon e punon ështe optimist, çelnikëzon zemrën e tij ndërsa lartëson kuptimin e tij. Nuk e njeh mërinë, as e torturon nakari (xhelozia, haseti). Korr lulet e kopshtit të tij dhe admiron ato të fqinjit.

Kënaqët kur kënaqen të tjerët.

Qesh, këndon, luan, dashuron, duke ditur që fati i ndihmon atij që ka VETËBESIM në virtytet e tij gjeneratore (rikrijuese).

Rinia ështe prometeane, kur shoqëron mendërinë me vullnet, diturinë e fuqinë, inspiracioni e Apollit dhe heroizmin e Herkulit. Një krah vlen njëqind krahë, kur atë krah e lëvizi një tru i shkëlqyer; nje tru vlen njëqind tru, kur e mbështet një krah i vendosur dhe i fortë.

Të deshifrosh sekretet e natyrës në gjërat që e konstituojnë atë, vlen njësoj si të shumezuarit për të jetuar mes tyre, duke gëzuar bukuritë e tyre, duke kuptuar harmonitë e tyre, duke zotëruar fuqitë e tyre.

Ështe detyrë e rinisë t’i marrë qorrat përdore e ti drejtojë drejt avenirit. Ti shkundin, po nuk deshën, t’i lënë po rezistuan. Gjithçka është e mundur, por që ti bindë: jo, kurrë. Në njëfarë lartësie ë jetës përtacia është një sëmundje e pashërueshme si qorrëzimi.

Të rinjtë humbasin kohën e tyre, kur shpresojne shtytje prej pleqve. Është mëse e arsyeshme që ata të veprojnë siç e bënë dikur disa të tjerë, sesa të mbeten robër të mëshirës së tyre.

Rinia e ka të kurorëzuar ballin me drita yjëzimesh, prandaj sheh mirë, larg e me fuqi.

Isuf LUZAJ “Rindertimi i Fuqive Shpirterore”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...