Dinamo “kërcënon” Vllazninë.

Shtatë pikë larg në renditje por tek Dinamo po mendojnë sërish Superligën. Për këtë arsye blutë do të tentojnë fitoren të dielën ndaj Vllaznisë për të rihapur garën për kreun. Në kampin dinamovit ekziston bindja se mund t’ia dalin.

Ndeshja e parë në këtë sezon, e luajtur në Shkodër, përfundoi me fitoren 2-0 të kuqebluve.Në sfidën e fazës së dytë, Dinamo kërkon revanshin. Përballja do të zhvillohet të dielën në Pezë Helmes. Skuadra kryeqytetase synon fitoren e dytë me radhë dhe suksesin e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Në faqen zyrtare të tyre u bëhet thirrje edhe tifozëve për t’i mbështetur në këtë ndeshje të rëndësishme. Ja çfarë shkruhet aty:

“Te Dielen ne oren 14:00 ne Peze Helmes, DINAMO – Vllaznia

Dinamovitet rikthehen perpara tifozerise pas tri ndeshjesh ne transferte, ndersa perballe do te jete kundershtari direkt, Vllaznia e Shkodres!

Klasikja e futbollit luhet kesaj rradhe ne nje kategori qe nuk i shkon pershtat asnje prej skuadrave ndersa dinamovitet kerkojne fitoren, si kusht te vetem per te vazhduar luften per Superlige!

Ftojme tifozet te bashkohen me BLUE BOYS, te shumte ne numer dhe ne mbeshtetje te ekipit!
TE GJITHE BASHKE!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...