Më poshtë mund të lexoni një poezi të Hasan Zyko Kamberit, poetit shqiptar që shkroi në funt të shekullit XVIII një poezi satiriko – thumbuese për paranë:

Paraja
“Mbreti, q’urdhëron dynjanë,
Që ka vënë taraphanë
E i presënë paranë,
Ja di kimenë parasë.
Dhe veziri, q’është veqil,
Zë sikur të bënet’ adil
E mos thotë dot kaly-kil,
Ja di kimenë parasë.
Sheh Islami, q’ep fetfanë,
Që di qitapëtë ç’thanë,
Nukë kaçirdis paranë,
Ja di kimenë parasë.
Myfti edhe myderizë
Edhe kyrra e vaizë
Kanë ujdisur’ iblizë,
Ja di kimenë parasë.
Dhe kadiu i mehqemesë,
Që rri sipër sixhadesë,
Edhe shehu i teqesë,
Ja di kimenë parasë…
Dhe pashallarë, bejlerë,
Edhe avamë të tjerë,
Për para apënë krerë,
Ja di kimenë parasë…
Kadiut, t’i rrëfesh paranë,
Ters e vërtit sherianë,
Për para se ç’e shet t’anë,
Ja di kimenë parasë…”