Shqiptari i shkruan letër Salvinit: Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë dhe punëtorë

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka publikuar në rrjetet sociale një letër kërcënuese që ka ardhur në adresë të tij.

E shkruar me një gramatikë të keqe, në letër ndër të tjera thuhej: “Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay…”.

Pas kësaj letre anonime, një shqiptar i shkruan Salvinit me emër dhe figurë. Gazetari, aktivisti dhe fituesi i çmimit “ MigriArti 2018”, fëmijë i dy emigranëve në Itali i ka shkruar një letër Salvinit.

“Pas letrës së drejtuar ministrit Matteo Salvini nga 3 shqiptarë të supozuar, vendosa t’i shkruaja atij një letër për t’i treguar solidaritetin e plotë të të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Arbër Agalliu.

Letra e Agalliut (e shkruar qëllimshëm me gabime drejtshkrimore, njëlloj si ajo e para)

I dashur Mateo.

Ke mbështetjen time për këtë ndodhi të pahijshme. Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë dhe shumë punëtorë. Nuk ishte gjë e mirë kjo frikë e jotja ndaj 3 shqiptarëve.

Je i mirëpritur në Shqipëri. Të duam ne nga Shqipëria.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...