Vodhën zyrën ku paguhen gjobat, policia arreston dy hajdutët

Policia ka goditur një grup që kryente vjedhje në Durrës. Në pranga kanë rënë dy persona, të cilëve i janë dokumentuar 3 vjedhje. Në pranga u vunë Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale” Vjedhja” dhe Ekilian Bibi 27 vjeç, banues në Durrës.

Të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat, ku kanë marrë 20 000 lekë.
Policia bën me dije se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri–tjetrin janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera.

Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës.

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases

A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...