TATIMET, NË 1 MUAJ 51.9 MILIONË LEKË SHKELJE

Plot 51.9 milionë lekë shkelje ka konstatuar Drejtoria e Hetimit Tatimor gjatë muajit nëntor në subjekte të ndryshme.

 

 

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave.

 

 

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1,499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë.

 

 

– 19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

 

 

– 73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

 

 

– 508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

 

 

– 69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

 

 

– 307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

 

 

– 193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

 

 

Administrata Tatimore ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...