Një histori e trishtë është ajo e familjes Pajaziti, me dy fëmijë në mëshirë të fatit, të cilët jetojnë në një çadër të improvizuar.

 

 

Prej muajsh ata janë braktisur nga nëna e tyre dhe në jetën e tyre pllakos mjerimi, mjerimi është ulur këmbëkryq mes tyre.

 

 

Në çadrën e improvizuar ku jetojnë dy të miturit nuk ka asnjë kusht jetese, e megjithatë ata mundohen fort që të mësojnë dhe ulen përtokë që të bëjnë detyrat e shtëpisë.

 

 

Mes lotësh Liridona, 11-vjeçe, thotë:

 

 

Nuk kam mundësi ku ti bëj detyrat e shtëpisë. Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire është të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin, jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptareve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër.”
Në videon e publikuar nga emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, shihen dy fëmijët, të cilëve vetëm shkëlqimi i një pafajësie u ka mbetur në sy.

 

 

I ati i fëmijëve shprehet:

 

 

Tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë. Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte…”