Shkoder

Informacion Paraprak

Më datë 30.11.2018, ora 04:15, në lagjen Vojo Kushi, Shkodër, ka rënë zjarrë në mjetin tip Benz, me targë AA 327 VC, në pronësi të shtetases A. Sh. mjeti është

djegur plotësisht, si dhe ka pësuar dëme të vogla në pjesën e përparme mjeti tip Benz me targë AA 335 SE, në pronësi të shtetasit D. B.

Mjetet kanë qenë të parkuara në rrugë, në vend kanë shkuar menjëhere shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë shuarjen e zjarrit.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, paraprakisht dyshohet per difekt ne sistemin elektrik.