Legjenda e kinemasë franceze dhe botërore, Alain Delon, në moshën 82-vjeçare shprehu dëshirë të vde.së me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë. Më vjen për të vjellë”, u shpreh Delon për të përjavshmen Paris Match. “Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet.

Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën. E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje”.

“E gjithë bota vdiq”, nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet 1970.

Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij:

“Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime. Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund”, pohoi ai, ndërsa shprehu dëshirën të vdi.ste bashkë me qenin e vet.

Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema: “Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14-vjeçare… Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!”