ELVANA GJATA, LETËR PROKURORISË: JAM JASHTË PËR ARSYE SHËNDETËSORE, DËSHMOJ KUR TË KTHEHEM

Mësohet se tre javë më parë Elvana Gjata ka thyer heshtjen përmes një letre e cila përmban kode postare të Gjermanisë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, por detajet janë bërë publike vetëm ditën e sotme.

 

Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se nuk ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokalit “Monopol”, edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.

 

Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore. Jam njohur nga media se kërkoni dëshminë time. Sapo të jem në Shqipëri do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia. Nuk kam qenë në lokal në momentin e vrasjes.

 

Edhe sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, por edhe dëshmive të administruara tashmë nga grupi hetimor, kengëtarja Elvana Gjata s’ka qenë e pranishme në momentin e të shtënave ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti i vrarë Fabjan Gaxha si dhe u plagos Ervis Martinaj për të cilin Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur burg pa afat dhe Eljo Hato.

 

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur ndërkohë Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.

 

Ndërsa një javë më parë u lirua nga burgu Geldo Hoti, mik me komandon Merviol Bilo. Ai u arrestua pas dyshimeve se kishte qëlluar me armë në momentin e përplasjes, por pas masës së arrestit me burg 45 ditor, ai u la i lirë, pasi prokuroria nuk depozitoi prova shtesë në ngarkim të tij.

 

Gjithashtu, i lirë u la edhe biznesmeni Ajaks Boshnjaku, mik me Ervin Matën, i cili në dëshminë përpara grupit hetimor dha detaje rreth motiveve që çuan në ngjarjen e rëndë, duke theksuar se gjithçka nisi nga një “Pse më sheh ti o p*** motre” mes Fabjan Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo, teksa në banak Ervis Martinaj dhe Ervin Mata ishin duke pirë verë së bashku..

 

.
Ndërsa më herët u raportua se “molla e sherrit” ishte vetë këngëtarja pas dyshimeve se ajo ishte ngacmuar në sy të komandos Merviol Bilo (i afërm me këngëtaren) nga një prej njerëzve të Ervis Martinajt jashtë “Monopol”, teksa priste partnerin e saj Ervin Mata dhe konflikti është mbartur edhe brenda lokalit.

 

Dhe për këtë shkak, policia dhe prokuroria kërkuan dëshminë e Elvana Gjatës, duke e shpallur edhe në kërkim policor në datën 9 tetor.

 

Në bazë të të dhëmave të sistemit TIMS figuron që Elvana Gjata është larguar drejt Vjenës katër orë pas ngjarjes përmes aeroportit të Rinasit dhe destinacioni i saj mendohet se ka qenë Gjermania nga ku nuk u kthye më.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...