ZBULOHET VULA E SHKODRËS

Për hërë të parë në media shfaqet kjo vulë e cila daton në vitin 1912 e mocme sa vetë pavarësia e shtetit.Ajo mban një mbishkrim “Zyra e Portit Obot” e cila ndodhej në hyrje të këtij fshati sot njësia administrative Ana e Malit. Një vulë kjo pa të cilën nuk mund të hynte e as nuk mund të dilte asnjë anije në portin e Obotit.

Transporti i mallrave detar në kohën kur Shqipëria u shpall e pavarur bëhej përmes lumit Buna , ndalohej në Obot për të bërë regjistrimin e këtyre mallrave e më pas bëhej transporti i tyre me 11 portet e detit Adriatik me qendër në Trieste të Italisë.

Në fakt kjo vulë është ruajtur me fanatizëm brez pas brezi ndërsa sot ajo ndodhet në muzeun etno-kulturor të Njësisë Administrative Ana e Malit. Për këtë kanë kontribuar anëtarët e Shoqatës Patriotike-Kulturore Ana e Malit të cilët ruajnë me fanatizëm objekte të trashëgimisë kulturore që në kohën e Marubëve.

Në ambjentet e muzeut ndodhet rreth 700 objekte historike , mes tyre është kjo qerre e mocme e pazarit të vjetër të Shkodrës që është përdorur nga tregtarët që , në kohën e dinastisë Marubi.

Ndërkohë objekt i hershëm që daton 1700 vite më përpara është edhe ky këtu që quhet Lugu i Pagëzimit i kishës Shndreaj të Obotit ku me anë të tij pagëzoheshin me ujë të bekuar besimtarët e zonës.

Mirëpo fakti është se kjo zonë nuk ka një muze të posacëm për koleksionimin dhe promovimin e objekteve të cilat qëndrojnë prej 10 vitesh në 2 ambjente të Gjimnazit Oblikë.

Ngritja e një muzeu në Anën e Malit do të ishte i domosdoshëm për faktin se zona në fjalë është nyja më e rëndësishme ku lidhet Shqipëria me vendet e Europës Perendimore dhe cdo turist do të ndalonte për të vizituar këto objekte, cka do të përkthehej në të ardhura e përfitime për institucionet vartëse.

/Star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...