SHKODRA FESTON 106 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË

Në Shkodër është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Shoqëruar nga banda frymore e qytetit në sheshin para bashkisë Shkodër u ngrit flamuri kuq e zi.

Në fjalën e rastit kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi vlerësoi këtë ditë të rëndësishme për kombin shqiptar ndërsa nuk la pa përmendur kohën e errët të 45 viteve të sistemit monist në Shqipëri.

Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja dha një mesazh të qartë duke thënë se festat e nëntorit duhet të na bashkojnë të gjithëve.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit u vendosën kurora me lule tek busti i Luigj Gurakuqit por edhe vende të tjera ku prehen dëshmorët e atdheut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...