E PAPRITURA/ KRYETARI I BASHKISË E THËRRET ME URGJENCË PËR NJË OPERACION, KIRURGU I VETËM I QYTETIT VERIOR S’MBAN DOT LOTËT

Mjeku kirurg mes lotesh

Kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gonaj ka surprizuar në 65-vjetorin e lindjes mjekun e vetëm kirurg në qytetin verior, Dodë Boci.

Gjonaj herët në mëngjes i telefonoi mjekut duke i thënë se po e priste pranë sallës së operacionit me një të afërmin e tij pasi kishte nevojë për një ndërhyrje.

Por kur mjeku ka mbërritur nxitmithi është përballur me kreun e bashkisë dhe stafin mjekësor që i kanë uruar 65 vjetorin e lindjes në një atmosferë të krijuar enkas për këtë moment.

Ashtu mes lotesh dhe i rrethuar nga dhuratat, kirurgu i Pukës ka falenderuar kreun e bashkisë dhe bashkëpuntorët e tij ndërsa në mesin e tyre ishte dhe një prej qindra pacientëve që ai i ka shpëtuar jetën.

Gëzim Laçi e falenderoi Dr.Dodë Bocin për cfarë kishte bërë për të pas plagosjes që kishte pësuar vite më parë ndërsa i tha se i detyrohej dhe vetë jetën.

Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj falenderoi kirurgun në emrin e të gjithë komunitetit pukjanë teksa e ftoi të kontribuonte sërish për pukjanët.

Vete Dodë Boci e ka konsideruar këtë si një nga ditët e vecanta të jetës teksa premtoise do të vijonte të kontribuonte për bashkëvendasit e tij sa kohë shëndeti do t’ja lejonte.

https://www.facebook.com/236776123325015/posts/759718894364066/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...